"Opta", faqja e njohur e statistikave ka bërë një përllogaritje për fituesin e Kupës së Botës për Klube. PSG (20.6 përqind) shihet si favorite për të fituar trofeun e eventi që po mbahet në SHBA, ndërsa pas francezëve vjen Manchester City (20.4 përqind). Duket se edhe këtu do kemi një duel 'sheikësh' për trofeun e madh.
Interi, edhe pse me distancë të konsiderueshme renditet pas tyre, duke lënë pas emra si Bayern Munich, Chelsea dhe Real Madrid. Ndërkohë Juventusi renditet pas Benficas. Sipas "Opta", skuadrat që kanë më pak shanse për të shkuar deri në fund të turneut janë Al Hilal, Botafogo, Inter Miami, Monterrey apo edhe Fluminense.
Të dhënat e Opta
Komente
