Superkompjuteri i njohur i Opta-s (faqja e analizave dhe statistikave në futboll) ka publikuar parashikimet për sezonin 2025-26 në Champions League, duke renditur Liverpoolin si skuadrën me më shumë gjasa për të ngritur trofeun më të rëndësishëm për klube në Evropë.
Sipas llogaritjeve, “The Reds” kanë një probabilitet prej 20.4% për të triumfuar, duke lënë pas rivalët anglezë të Arsenalit, të cilëve u jepet 16% shanse. Në podium qëndron edhe kampionia në fuqi, Paris Saint Germain, me 12.1%.
Ndërkohë, Manchester City dhe Barcelona ndajnë të njëjtin vlerësim me 8.4%, duke u renditur të katërtit në listë. Juventusi surprizon për keq në këtë listë.
Ky parashikim konfirmon pritshmëritë e larta për Liverpoolin, që pas ndryshimeve të fundit në skuadër dhe formës së treguar në garat evropiane, shihet si kandidati kryesor për t’u kurorëzuar kampion i Europës.
Të dhënat e Opta-s
Komente
