Në Pallatin e Sportit "Ramazan Njala" në Durrës u zhvillua finalja e Superkupës në basketboll për meshkuj. Tirana Neptun fitoi 101-80 kundër Teutës dhe për herë të nëntë në histori vesh bardheblu këtë trofe.
Djemtë e Erkand Karaj ishin më të saktë në parket, duke dominuar në një ndeshje që foli për Tiranën. Lojtari më efikas në parket ishte shtatëlarti Endrit Hysenagolli i bardhebluve.
Kryeqytetasit prishën gjithashtu edhe “mallkimin” e finaleve të Superkupës ndaj Teutës, duke marrë triumfin e parë ndaj bregdetarëve pas katër humbjeve radhazi që prej vitit 2018 e deri në edicionin e kaluar.
Kështu, për herë të nëntë në historinë e këtij eventi trofeu vishet me ngjyrat bardheblu.