Superkupa e Europës me tifozë, Ceferin: Do të jetë një test për të gjithë

8 Shtator 2020, 15:14| Përditesimi: 8 Shtator 2020, 15:16

  • Share

Më 24 shtator në Budapest të Hungarisë për herë të parë në përiudhën e koronavirusit një ndeshje zyrtare futbolli do të luhet me praninë e tifozëve. Pikërisht kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për Superkupën e Europës, mes Bayern Mynchen dhe Sevillia-s.

Së fundmi këtë detaj të rëndësishëm e komentuar presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin, i cili thotë se kjo ndeshje do të jetë një test për të gjithë botë.

“Çdo gjë nuk është normale, por do t’i kthehemi normalitetit së shpejti. Çdo gjë ndaloi 6 muaj më parë, por tani ne jemi këtu. Duhet të jemi optimistë. Superkupa e Europës në Budapest do të jetë një test për kthimin e tifozëve në stadium”, deklaroi kreu i futbollit europian.

Së fundmi përveç UEFA edhe Seria A po bën përpjekje të rëndësishmë që ndeshjet e futbollit të luhen me publik.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?