Superkupa e Italisë e quajtur zyrtarisht "EA SPORTS FC Supercup", edicioni i 36-të i trofeut do të jepet më 22 janar 2024 në Riad të Arabisë Saudite. Dyert e finales do të hapen për fituesit e dy gjysmëfinaleve, Napoli-Fiorentina, e planifikuar për në 18 janar dhe Inter-Lazio që do të luhet në datën 19.
Të gjitha ndeshjet do të fillojnë në orën 20:00 me orën italiane (22:00 me orën lokale) dhe do të zhvillohen në stadiumin që pret ndeshjet e Cristiano Ronaldos me Al Nassr, stadiumi i "Universitetit King Saud" i cili ka një kapacitet prej 25 mijë vendesh.
Turneu përfshin zhvillimin e 3 ndeshjeve (dy gjysmëfinale dhe finalen) në tre ditë. Nëse në fund të 90 minutave të rregullta, rezultati është i barabartë , gjyqtari do të vendosë të gjuhen penalltitë. Orari i ndeshjeve është si më poshtë:
Gjysmëfinalja A , fituesi i Serisë A - Finalistja e Kupës së Italisë:
Napoli-Fiorentina, 18 janar 2024 në orën 22:00 me orën lokale, 20:00 me orën italiane në Riad.
Gjysmëfinalja B , Fituesi i Kupës së Italisë – Nënkampion i Serisë A:
Inter–Lazio, 19 janar 2024 në orën 22:00 me orën lokale, 20:00 me orën italiane në Riad.
Finalja: fituesi i gjysmëfinales A – fituesi i gjysmëfinales B
22 janar 2024 në orën 22:00 me orën lokale, 20:00 me orën italiane në Riad.