Inter ngre trofeun e Superkupës

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite

29 Mars, 13:51| Përditesimi: 29 Mars, 13:52

  • Share

Tanimë është zyrtare, Superkupa e Italisë do të luhet sërish në Arabinë Saudite dhe gjithmonë me formatin 'Final Four'. Domethënë do të jenë katër klube që do të garojnë për trofeun që u fitua nga Interi sezonin e kaluar.

Dakordësia erdhi pas Asamblesë së Lega Serie A që u zhvillua paraditen e së premtes në Itali. Periudha e zgjedhur për turneun është janari 2025, me dy gjysmëfinalet dhe më pas finalen e madhe pasuese.

“Gjatë takimit klubet trajtuan çështjen e kalendarit të garave të tyre, duke konfirmuar formatin me 4 ekipe për Superkupën, të planifikuar për në janar 2025 në Arabinë Saudite”, thuhet në shënimin e Legas.

Duke marrë parasysh renditjen e Serisë A dhe dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Italisë të planifikuara për javën e ardhshme ( Juve-Lazio më 2 prill dhe Fiorentina-Atalanta një ditë më pas), Interi e ka të sigurt pjesëmarrjen në Final Four, gjithashtu edhe Milan që mban vendin e dytë dhe dy finalistët e Kupës së Italisë.

Fituesi në fuqi i këtij kompeticioni është skuadra e Interit. Arabia Saudite do të presë këtë event për herë të pestë në histori, pas finaleve të viteve 2018, 2019, 2022 dhe së fundmi të vlefshme për 2023-shin.

Skema e aplikuar do të jetë pjesë në sezonin e dytë rresht me 4 skuadrat më të forta, të cilat përcaktohen në këtë formë, fituesja e kampionatit, fituesja e Kupës, finalistja e Kupës si dhe vendi i dytë në kampionat.

Juventusi mban rekordin e titujve në këtë turne me 9 suksese, i ndjekur nga Interi me 8 dhe Milani me 7.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?