Xavi Hernandez

Superkupa e Spanjës, Xavi para ndeshjes: Më vrisni nëse nuk fitojmë titull

11 Janar 2023, 21:28| Përditesimi: 11 Janar 2023, 21:30

  • Share

Betis dhe Barcelona luajnë nesër në 20:00 për gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Spanjës. Dueli që do zhvillohet në Riad të Arabisë Saudite është komentuar edhe nga trajneri i katalanasve, Xavi Hernandez. Tekniku ka treguar se gjendja e futbollistëve është e mirë dhe se është një titull i rëndësishëm.

"Është një titull dhe ne i japim rëndësi. Në këtë format të ri nuk e kemi fituar ende. Jemi në një moment të mirë, mos u shqetësoni, do të përpiqemi të tregojmë personalitetin tonë. Është një titull, ne duam të luajmë të dielën dhe për të fituar finalen", tha fillimisht Xavi.

Më pas trajneri i Barcelonës ironizoi me gazetarët, të cilët do e 'kryqëzonin' nëse katalanasit nuk do fitonin asnjë duel këtë sezon.

"Nëse nuk ka titull këtë sezon, do të më vrisni. E kemi atje dhe jemi në garë, do të na jepte shumë moral, qetësi dhe besim. Lojtarët janë mirë dhe nuk kemi lëndime, por duhet ta tregojmë në fushë”, përfundoi Xavi.

Veç Betis - Barcelona, gjysmëfinalja e dytë është ajo mes Valencias dhe Realit të Madridit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?