Pas gjashtë barazimeve radhazi, Partizani ia doli të fitonte 1-0 kundër Egnatias në "Air Albania" dhe të siguronte trofeun e tretë të Superkupës në histori. Pas ndeshjes për MCN foli edhe trajneri i Partizanit, Arbër Abilaliaj. I lumtur vlonjati, që sheh të sigurojë trofeun e parë në karrierë vetëm pak javë nga nisja e karrierës si trajner.
"Trofeu? Shumë i lumtur, fusim një trofe më shumë në klub. Emocion i veçantë, ishte momenti të arrinim te fitorja. E kishim ndërtuar lojën që Egnatia të mbante topin dhe ashtu doli. Bëmë presing dhe portieri gaboi disa herë. Mënyra sesi erdhi loja ishte një tek ndeshje për t’u fituar dhe kjo ka rëndësi në fund.
Ne dolëm me një trofe përballë një ekipi të mirë si Egnatia. Patëm mundësi për golin e dytë. Po na kthehen lojtarë të dëmtuar që kanë kohë që janë jashtë forme. Më pëlqeu sjellja e mbrojtjes. Një ndeshje e rëndësishme dhe shyqyr Zotit që e sollëm në shtëpi këtë trofe.
Më mirë si futbollist apo trajner? Emocionet kur je përgjegjës për 22 lojtarë është akoma më i madh. Luajnë futbollistët në fushë dhe është një kënaqësi e madhe. Mbi të gjitha është që trofeu shkon te raftet e Partizanit, mbi trofe ndërtohet çdo gjë. Tani kemi Erzenin dhe është një ndeshje po kaq e rëndësishme. Kemi shpenzuar shumë energji dhe do të kemi një ekip që nuk ka luajtur sot”, tha Abilaliaj.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Trofeu 'tërbon Demat e Kuq', Partizani fiton 1-0 kundër Egnatias dhe siguron Superkupën e tretë në histori
S.Dh/ReportTv.al