Futbolli gjerman do të dorëzojë sonte trofeun e parë të sezonit pasi në ‘Sigal Iduna Park’ në orën 20:30 do të luhet superkupa mes Dortmundit kampion të kupës dhe Bayern-it fitues të kampionatit në Bundesligë.
Bayern-i i Nagelsman vjen si favorit edhe për faktin se verdhezinjtë kanë shumë mungesa. Për Dortmund janë të padisponueshëm Julian Brandt, Guerrero, Hummels, Schmelzer, Emre Can dhe Zagadou. I plotë nuk do jetë as Bayern-i, pasi për arsye të ndryshme mungojnë Lucas Hernandez, Pavard dhe Tolisso.
Edhe statistikat janë në favor të kampionëve të Bundesligës, pasi në 5 ndeshjet e fundit Bayern e ka mposhtur gjithmonë Dortmund-in. I vetmi avantazh për verdhezinjtë është se sezonin e ri në Bundesligë e nisën me fitore, ndërsa Bayern barazoi me Monchengladbach. Gjithsesi Bayern është fituesi në fuqi i Superkupës së Gjermanisë, pasi në 2020 mposhti 3-2 Dortmundin në Allianz Arena. Në pesë vitet e fundit Bayern ka fituar 4 herë Superkupën, ndërsa në total këtë trofe e ka fituar 9 herë, më shumë se çdo skuadër tjetër.