Presidenti i Real Madrid, Perez

Superliga e Europës kthehet në çështje, tani ka një version të ri që 'çmend' UEFA-n: 60 deri 80 skuadra

9 Shkurt 2023, 11:10| Përditesimi: 9 Shkurt 2023, 11:16

  • Share

Real Madrid, Juventus dhe Barcelona nuk kanë hequr dorë nga ideja e Superligës së Europës. Pas marrjes së të drejtës nga Gjykata e Madridit, me këtë të fundit që tregoi se UEFA nuk mund të dënojë klubet për një iniciativë të tillë, tre klubet themeluese kanë kontaktuar më shumë se 50 skuadra të tjera për krijimin e një kompeticoni të ri në Europën e futbollit, që quhet "Superliga".

Sipas "The Telegraph", mbështetësit e Superligës kanë zbuluar sot se duan të lançojnë një version të ri të projektit që u rrëzua dy vjet më parë. Një kompeticion me shumë liga pjesëmarre me 60 deri në 80 ekipe pa anëtarë të përhershëm dhe një minimum prej 14 ndeshjesh për klub më sezon.

Njoftimi u bë nga A22, kompania e Superligës (ESL) me qendër në Madrid, teksa ka përkuar me një shtysë të re nga Real Madrid, Barcelona dhe Juventus për të vazhduar betejën e tyre me UEFA-n.

A22 pretendon se projekti i ri është rezultat i bisedave të detajuara me klubet në mbarë Europën për problemet financiare me të cilat përballen. Gjatë muajve të fundit A22 dhe ESL i kanë fokusuar sulmet e tyre në pasurinë e Premier League, dominimin e saj në tregun e transferimeve dhe efektin që ka në ligat e tjera evropiane me marrëveshje televizive më pak fitimprurëse.

Nuk ka ende detaje se si do të formohen skuadrat fillestare prej 60 deri në 80 të tilla, ose si do të largoheshin nga gara e propozuar për t'i hapur rrugë klubeve të reja.

Njoftimit të sotëm i është përgjigjur ndër të parët presidenti i La Ligas, Javier Tebas. Ai shkroi në Twitter: "Superliga është ujku, i cili sot maskohet si gjyshe për të mashtruar futbollin europian, por hunda dhe dhëmbët e tij janë shumë të mëdhenj. Katër divizione në Evropë? Sigurisht për ta ( klubet themeluese), si në planin e 2019. Qeverisja e klubeve? Sigurisht vetëm nga të mëdhenjtë".

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?