Superliga shqiptare e futbollit mbylli raundin e 22-të. Pas pesë ndeshjeve të fundit, në krye të klasifikimit është Egnatia e Rrogozhinës, kampionët në fuqi të këtij eventi. Djemtë e Edlir Tetovës mposhtën 0-2 Vllazninë dhe përfitojnë nga barazimi mes Partizanit dhe Dinamos për të kryesuar të vetëm. Në ndeshjen tjetër të së dielës Laçit fitoi 1-2 në udhëtim me AF Elbasanin.
Në "Loro Boriçi" të Shkodrës, vendasit e Vllaznisë u mposhtën 0-2 nga Egnatia. Ishte Regi Lushkja që kaloi në epërsi miqtë pas 19 minutave lojë nga pika e bardhë e penalltisë. Kalimi i minutave shtoi presionin te Vllaznia, që pretendoi për penallti në minutën e 79-të, por Florian Lata pas konsultës me VAR vijoi lojën. Në shtesën e shtatë Albin Zejnullai "vulosi" ndeshjen me një supergol nga jashtë zone që shtangu portierin Jukaj.
Në Elbasan, ekipi i drejtuar nga Ivan Gvozdenovic, AF Elbasani u mposht 1-2 nga Laçi. Mjaki në pjesën e parë dhe Tresa në të dytën shënuan për miqtë, ndërsa goli i Lilës në shtesën e nëntë me penallti shërbeu sa për statistika.
Superliga, raundi 22:
E shtunë, 25 janar 2025
13:30 Bylis 0-3 Tirana
16:30 Partizani 1-1 Dinamo
16:30 Skënderbeu 2-1 Teuta
E diel, 26 janar 2025
17:00 AF Elbasani 1-2 Laçi
17:00 Vllaznia 0-2 Egnatia
Renditja: