AF Elbasani 1-0 Flamurtari

Sport

Superliga/ Flamurtari bie në Elbasan falë një autogoli, Tirana pa gola në Ballsh! Sot Partizani përballë Vorës debutuese

24 Gusht, 14:54| Përditesimi: 24 Gusht, 14:57

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit ka çelur edicionin numër 87-të. Të premte në Shkodër ishin vendasit e Vllaznisë që u 'hakmorrën' dhe fituan 2-0 kundër kampionëve në fuqi të Egnatias. Rrogozhinasit i kishin mposhtur 4-0 në finalen e një sezoni më parë duke marrë titullin kampion.

Të shtunën në fushë zbritën katër ekipe. Në stadiumin 'Adush Muça' të Ballshit, Bylis dhe Tirana barazuan 0-0. Po dje, AF Elbasani fitoi 1-0 në shtëpi kundër Flamurtarit. Ndeshja u vendos nga autogoli i Rodriguez në minutën e 35-të. Ish-sulmuesi i Real Madrid ktheu pas një top me shumë forcë, duke befasuar portierin.

Këtë të diel në orën 20:00 është radha e sfidës Partizani - Vora. Për 'Demat e Kuq' në stol debuton trajneri Mladen Milinkovic, ndërsa vorakët për herë të parë do luajnë në elitën e futbollit shqiptar.

Në prag të ndeshjes, Milinkovic tha se ekipi do kohë për të treguar anën më të mirë.

"Siç e cituat edhe ju jam këtu prej dy javësh. Gjatë këtyre dy javëve që kam marr drejtimin e Partizanit, kemi zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj Bylis. Ndërsa pjesën tjetër e kemi shfrytëzuar për të gjetur 11-shin më të mirë që do të luaj ndaj Vorës. Normalisht që këtë periudhë i kemi transmetuar idetë tona lojtarëve dhe shpresojmë që të shohim ato gjëra që duam ne.

Gjithmonë në ndeshjen e parë nuk është se ke ide të qarta sa je i përgatitur. Kjo nuk është vetëm për ne, por besoj edhe për skuadrat e tjera. Të gjithëve i nevojiten 1 apo 2 ndeshje për të treguar anën e tyre më të mirë. Dhe kjo është ideja që unë kam insistuar t’ia trasmetoj lojtarëve që në ndeshjen e parë më i rëndësishëm është rezultati.

Besoj që ata e kanë kuptuar mesazhin, të bëjnë një ndeshje të mirë nesër dhe ta fillojmë sezonin me këmbë të mbarë", tha trajneri i Partizanit.

Ndërkohë sfida e javës së parë mes Teutës dhe Dinamos është shtyrë për në datën 5 shtator në orën 17:00, kjo për faktin se Dinamo është e angazhuar në Conference League.

Superliga shqiptare, raundi i parë:

Vllaznia 2-0 Egnatia

Bylis 0-0 Tirana

AF Elbasani 1-0 Flamurtari

E diel, 20:00

Partizani - Vora

5 shtator Teuta - Dinamo (17:00)

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni kritikat e Ramës ndaj vendimeve të gjyqtarëve?