Alban Hoxha

Superliga/ Gjashtë portierët e dytë që luajnë titullarë këtë sezon

27 Shtator 2023, 12:37| Përditesimi: 27 Shtator 2023, 15:00

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit do zhvillojë sot tre nga ndeshjet e javës së gjashtë. Në Rrogozhinë, Erzeni pret Skënderbeun, Vllaznia luan me Egnatian dhe Teuta me Kukësin. Në këtë edicion të elitës së futbollit shqiptar bie në sy se janë gjashtë portierë "rezervë" që për një arsye apo tjetër kanë zënë vendin e titullarit në këto javë të para.

Ilion Lika te Tirana mban edhe shiritin e kapitenit, teksa është parë si zgjidhje për bardheblutë pas dëmtimit të Gentian Selmanit. Te Vllaznia është Kristi Qarri që ka fituar vendin mes shtyllave, duke pasur besimin e drejtuesve. I dytë sezonin e kaluar, djaloshi ka marrë pozicionin e tij në portë, teksa një dëmtim që do e mbajë jashtë për të paktën dy javë ka bërë që Memelli t'i besojë portën Jurgen Mehidrit.

Partizani ia ka besuar portën Alban Hoxhës. Kapiteni këtë sezon u projektua si portier i dytë, teksa dëmtimi i Panajot Qirkos ka bërë që veterani të thirret në detyrë. Te Erzeni është Klevis Hasanbelli që ka marrë vendin e titullarit, pas uljes në stol të Dashamir Xhikës. Edhe Teuta i ka besuar portën Endri Demës, 19-vjeçarit të kombëtares së moshave.

Te Kukësi Marvin Brozi luajti në disa takime, pasi u dëmtua për pak kohë Angelos Tafas. Bie në sy se këtë sezon 60 përqind e portierëve në Superligë kanë qenë "rezerva" sezonin e shkuar. Mes tyre ka emra në moshë të re si edhe veteranë, që japin një siguri për portën.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?