Trajneri Stavri Nica

Superliga ‘ha trajnerë’, koka e trajnerit të Laçit pritet pas një barazimi në javën e parë

28 Gusht 2023, 13:46| Përditesimi: 28 Gusht 2023, 13:48

  • Share

Superliga është për rekord. Kjo sepse trajneri i parë për këtë sezon është shkarkuar ende pa u mbyllur mirë java e parë. Klubi i Laçit ka njoftuar se Stavri Nica nuk do të drejtojë më kurbinasit si pasojë e barazimit 3-3 kundër Erzenit.

Drejtuesit nuk e kanë kapërdirë faktin që nuk fituan ndeshjen që cilësoheshin titullarë. Megjithatë ky shkarkim që në javën e parë është shumë zhgënjyes dhe tregon rolin e dobët që kanë trajnerët në futbollin shqiptar. Stavri Nica mori drejtimin e Laçit për të disatën herë në javët e fundit të sezonit të kaluar.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?