Bylis 0-3 Tirana në 'Adush Muça'

Sport

Superliga/ Java e 23-të e gjitha në një ditë dhe në një orar, spikat Tirana - AF Elbasani

28 Janar, 11:59| Përditesimi: 28 Janar, 12:02

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit është në përgatitje të javës së 23-të. Ky raund do zhvillohet në një ditë dhe në një orar, të shtunën në orën 14:00. Do jenë pesë ndeshje që do luhen të shtunën, teksa spikat Tirana - AF Elbasani, me stadiumin që ende nuk është vendosur.

Veç saj, Dinamo pret Skënderbeun në "Elbasan Arena". Blutë e Ilir Dajës kërkojnë rikthimin te tri pikët pas barazimit 1-1 në derbin kundër Partizanit. Nga ana tjetër "Demat" luajnë në transfertën e Laçit.

Kryesuesit e Egnatias luajnë në shtëpi kundër Bylisit, ndërsa në "Niko Dovana" të Durrësit luhet Teuta - Vllaznia.

Egnatia kryeson renditjen me 39 pikë, ndjekur nga Partizani, Dinamo dhe Vllaznia. Në fund Teuta, Tirana dhe Skënderbeu.

Superliga, raundi 23:

E shtunë, 01 shkurt 2025

14:00

Dinamo - Skënderbeu

Egnatia - Bylis

Tirana - AF Elbasani

Laçi - Partizani

Teuta - Vllaznia

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria barazoi me Serbinë, sa shanse ka për të shkuar në Botëror?