Derbi Partizani - Tirana

Sport

Superliga/ Java e 24-t në dy ditë, derbi Partizani - Tirana në 'Arenën e Demave'

7 Shkurt, 12:37| Përditesimi: 7 Shkurt, 12:41

  • Share

Pas angazhimeve në Kupën e Shqipërisë, vëmendja e futbollit kthehet te kampionati, i cili po hyn në një fazë vendimtare me afrimin e “Final 4”.

Java e 24-t pritet të jetë mjaft e rëndësishme për skuadrat, sidomos për ato që luftojnë për kreun dhe mbijetesën, teksa spikat derbi i kryeqytetit.

Ndeshja kryefjalë e javës është Partizani - Tirana, një përballje që gjithmonë garanton emocione. Të kuqtë dhe bardheblutë do të matin forcat këtë të diel në “Arenën e Demave”, me ndeshjen që është planifikuar të luhet në orën 13:30, mes vetëm 4.500 tifozëve në stadium.

Po të diel do të luhen edhe dy ndeshje të tjera. AF Elbasani do të presë kryesuesit e Egnatias në shtëpi. Ndeshja është programuar të luhet në orën 17:00. Në të njëjtën orë do të luhet në Shkodër sfida Vllaznia - Bylis.

Sakaq, të hënën do të luhen dy ndeshjet përmbyllëse të javës së 24-t. Skënderbeu do të presë Laçin në shtëpi në orën 17:00. Edhe sfida Teuta - Dinamo do të luhet në të njëjtin orar. Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës.

Superliga shqiptare, raundi 24:

E diel, 09 shkurt 2025 

13:30 Partizani - Tirana                     

17:00 AF Elbasani - Egnatia             

17:00 Vllaznia - Bylis

E hënë, 10 shkurt 2025                         

17:00 Skënderbeu - Laçi                     

17:00 Teuta - Dinamo 

Renditja:                

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?