Superliga shqiptare e futbollit po i afrohet fundit në edicionin e 86-të, ndërsa të shtunën do të zhvillohen pesë ndeshjet e javës së parafundit (35). Të gjitha takimet do të luhen në të njëjtën orë, 15:30, duke garantuar shumë emocione në çdo stadium.
Egnatia, Dinamo dhe Vllaznia kanë siguruar tashmë biletat për në fazën “Final 4”, ndërsa gara për vendin e mbetur, për qëndrimin në kampionat dhe vendin e parë vazhdon ende.
Bylis përballet me Partizanin, ndërsa Egnatia do të presë në shtëpi Skënderbeun. Përballje e fortë pritet këtë javë mes AF Elbasanit dhe Vllaznisë në Elbasan, teksa Dinamo do të udhëtojë drejt Laçit këtë të shtunë për ndeshjen e radhës, me laçianët që luftojnë për mbijetesën. Tirana do të përballet me Teutën, një takim i vështirë, ku të dyja skuadrat duan fitoren.
Java e 35-të pritet të jetë një nga më vendimtaret e sezonit, teksa do të qartësohen dilema për fazën “Final 4” dhe për fatin e skuadrave në fund të tabelës.
Superliga, raundi 35-të:
E shtunë, 19 prill 2025 - 15:30
AF Elbasani - Vllaznia
Bylis - Partizani
Egnatia - Skënderbeu
Tirana - Teuta
Laçi - Dinamo
Renditja:
Komente
