Partizani - AF Elbasani

Sport

Superliga/ Java e fundit e fazës së tretë, luhet në dy ditë dhe orare të ndryshme! Egnatia debuton me prozhektorë

27 Shkurt, 13:42| Përditesimi: 27 Shkurt, 13:47

  • Share

Java e fundit e fazës së tretë në Superligën shqiptare të futbollit do të zhvillohet të shtunën dhe të dielën, më 1 dhe 2 mars.

Laçi - Vllaznia do të çelë siparin e javës së 27-të, me ndeshjen që do të luhet të shtunën në Laç, duke nisur nga ora 14:00. Po atë ditë, në orën 17:00, AF Elbasani do të presë Partizanin në stadiumin “Elbasan Arena”.

Tre ndeshjet e tjera të javës janë programuar për të dielën. Takimi i parë do të zhvillohet në orën 14:00 në stadiumin “Adush Muça”, ku do të përballen Bylisi me Skënderbeun.

Në 17:00 do të luhen dy takimet e fundit të javës së 27-të; Tirana - Dinamo dhe Egnatia - Teuta. 'Derbi i kryeqytetit' do luhet në Elbasan, ndërsa  Egnatia për herë të parë luan me prozhektorë në stadiumin e rinovuar të Rrogozhinës.

Superliga, raundi 27-të:

E shtunë, 1 mars 2025

14:00 Laçi - Vllaznia

17:00 AF Elbasani - Partizani

E diel, 2 mars 2025

14:00 Bylis - Skënderbeu

17:00 Egnatia - Teuta

17:00 Tirana - Dinamo (Elbasan)

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?