Superliga jep verdiktet e para/ Flamurtari dhe Luftetari zyrtarisht bien nga kategoria, trajneri i vlonjatëve: Lojtarët s'kanë mentalitet (VIDEO)

8 Qershor 2020, 11:21| Përditesimi: 8 Qershor 2020, 12:34

  • Share

Një ekip tradite si Flamurtari pas javës së 28 të Superligës, ku pësoi një humbje 0-1 ndaj Skënderbeut, matematikisht dhe zyrtarisht është i rënë nga Superliga. Pas 16 vitesh skuadra vlonjate do të luajë në Kategorinë e parë, duke sjellë kështu një trishtim në qytet. Se si do të mësonte Flamurtari këtë sezon ishte e qartë që në fillim, por pas ndeshjes me Skënderbeun trishtimi dukej qartë. Trajneri brazilian i vlonjatëve Marcelo Troisi pas ndeshjes u shpreh:

“Për mua është shumë e vështirë që ta komentoj këtë gjë. Ne punojmë për fanellën dhe unë punoj shumë me ekipin. Ne e respektojmë këtë ekip dhe këtë fanellë. Flamurtari është një skuadër me emër shumë të madh. Lojtarët janë të vegjël në mentalitet. Nuk kanë një mentalitet shumë të madh."

Ndërkohë edhe Ilir Daja, trajneri i Skënderbeut që sezonin e kaluar drejtonte Flamurtarin, për rënien nga kategoria të vlonjatëve u shpreh:

“Një qytet me shumë traditë në futbollin shqiptar meriton një ekip më dinjitoz ta përfaqësojë. Kemi marrë kënaqësi të jashtëzakonshme nga ky ekip. Publiku vlonjat është shumë i ndjeshëm karshi futbollit.”

Sakaq java e 28 e Superligës dha edhe një verdikt tjetër. Ashtu si Flamurtari edhe Luftëtari është i rënë nga Superliga si pasojë e humbjes shkatërrimtare 0-5 me Tiranën. Gjirokastritë deri para 2 sezonesh luanin në Kupat e Europës, ndërsa tashmë pas 4 vitesh do rikthehen në Kategorinë e Parë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?