Sport

Superliga/ ‘Klasikja’ s'i shërben askujt, Tirana 0-0 Vllaznia! Pa gola edhe ndeshja në ‘Niko Dovana’, kryeson Egnatia

12 Mars, 08:50| Përditesimi: 12 Mars, 13:21

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit ka mbyllur raundin e 29-të. Të martën e 11 marsit u zhvilluan tre ndeshjet e mbetura, aty ku asnjë nga gjashtë skuadrat nuk doli te tri pikët. Barazim edhe në ‘Klasiken’ mes Tiranës dhe Vllaznisë, me pikën që nuk i shërbeu asnjë ekipi.

Në stadiumin e Laçit vendasit ia dolën dhe ndalën në barazimin 1-1 kryesuesit e Egnatias. Ndeshja ishte me ritëm dhe raste nga të dyja portat, me Laçin që ishte më kërkues në pjesën e parë. Duhej minuta e 35-të që Mjaki të gjente golin e epërsisë për kurbinasit, pas një aksioni të bukur. Pjesa e parë u mbyll me këto shifra, ndërsa rrogozhinasit u futën me të tjera ide në fushë gjatë pjesës së dytë. Paçka se barazuan me Yahaya në minutën e 35-të, djemtë e Edlir Tetovës nuk mundën të dilnin me pikë të plota nga transferta. Me 53 pikë Egnatia vijon të jetë në krye të klasifikimit, ndërsa Laçi me 32 pikë mbetet në pozitën e gjashtë.

Në ‘Elbasan Arena’ Tirana dhe Vllaznia u ndanë në paqe, me ‘Klasiken’ e futbollit që nuk prodhoi gola. Tirana pa t'i anuloheshin dy gola nga VAR, me bardheblutë që rrezikojnë mbijetesën. Pa gola edhe në ‘’Niko Dovana’’, aty ku Teuta dhe AF Elbasani ndanë nga një pikë.

Pas 29 ndeshjeve të luajtura renditjen e kryeson Egnatia me 53 pikë, teksa në zonën ‘Final 4’ vijojnë të jenë Dinamo, Vllaznia dhe Partizani. Në fund Tirana, Teuta dhe Skënderbeu.

Superliga shqiptare, raundi 29-të:

E hënë, 10 mars 2025

Dinamo 3-1 Bylis (Elbasan Arena)

Skënderbeu 1-2 Partizani

E martë, 11 mars 2025

13:30 Laçi 1-1 Egnatia

16:30 Tirana 0-0 Vllaznia (Elbasan Arena)

16:30 Teuta 0-0 AF Elbasani

Renditja:

S.Dh/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?