Superliga/ Kukësi 'merr me vete' Erzenin në Kategorinë e Parë, fitojnë Partizani e Vllaznia! Tirana bie edhe në Laç, final-four një mirazh

4 Maj, 18:13| Përditesimi: 4 Maj, 19:17

  • Share

Partizani ka siguruar fitoren e tretë radhazi në Superligë në këtë fundsezoni, duke mposhtur 1-0 Skënderbeun në Arenën e Demave. Golin e fitores e realizoi Mensah në minutat e fundit, duke i siguruar kampionëve në fuqi fitoren e parë këtë sezon kundër korçarëve. Megjithatë ky sukses nuk e ka ndihmuar Partizanin e vendit të tretë të afrohet me Vllazninë e vendit të dytë, pasi shkodranët ia dolën në limite 1-0 kundër Dinamos. Në Loro Boriçi vulosi goli i Dodajt në minutën e 93 për ta mbajtur diferencën me Partizanin në 1 pikë.

Me këtë fitore, kur kanë mbetur edhe 2 javë kampionat, Vllaznia është 2 pikë më pak se Egnatia kryesuese, që humbi 1-0 kundër Teutës. Një 3 pikësh tejet i rëndësishëm për durrsakët të cilët vijojnë të 7, duke lënë në ‘play-off’ Laçin pavarësisht se kurbinasit fituan 1-0 kundër Tiranës. Për bardheblutë kjo ishte disfata e dytë radhazi në Superligë, që i largon shumë nga zona ‘final-four’ ndërkohë që duhet të mendojnë të shmangin edhe ‘play-offin’.

Ndërkohë barazimi 3-3 i Erzenit në transfertën e Kukësit bëri që edhe shijakasit të vulosnin përfundimisht fatin e tyre për këtë sezon. Erzeni bëhet skuadra e dytë pas Kukësit që sezonin e ardhshëm do luajë në Kategorinë e Parë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?