Komisioni i Disiplinës

Superliga/ Luajnë sot kundër Kukësit, Disiplina i bën 'dhuratë' Tiranës

18 Shtator 2023, 14:32| Përditesimi: 18 Shtator 2023, 14:33

  • Share

Kukësi dhe Tirana luajnë sot në 16:00 për javën e katërt në Superligë. Përpara këtij dueli, Komisioni i Disiplinës i ka bërë një "dhuratë" bardhebluve dhe trajnerit Orges Shehi, duke falur kapitenin Filip Najdovski.

Mbrojtësi ishte i dënuar me dy ndeshje për kartonin e kuq të marrë në ndeshjen kundër Teutës, teksa shleu një javë duke munguar në ndeshjen kundër Skënderbeut.

Në vendimin e sotëm të Disiplinës, mbrojtësi ka marrë të drejtën për të qenë me ekipin. Një orë e gjysmë para nisjes së ndeshjes kundër Kukësit, trajneri Orges Shehi do ketë të gatshëm lojtarin më të rëndësishëm në prapavijë dhe kapitenin e ekipit

"Pranimin e kërkesës së KF Tirana për konvertimin të pjesës së mbetur të dënimit për lojtarin Filip Najdovski në bazë të nenit 75 të KDS", njofton FSHF.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?