Superliga mbetet pa gola, ikin Skuka dhe Xhixha! Partizani fiton 1.15 mln euro në merkato, Tirana rikthen në futbollin shqiptar Kristal Abazajn

23 Janar 2023, 12:45| Përditesimi: 23 Janar 2023, 15:33

  • Share

Një vit pasi erdhi si i padëshiruar nga Dinamo, Partizani ka shitur për gati 1 milionë euro Xhuliano Skukën. Sulmuesi dibran të shtunën ka luajtur ndeshjet e fundit me të kuqtë, duke barazuar 1-1 kundër Kastriotit, ndërsa menjëherë është nisur drejt francëz për të firmosur me Metz në Ligue 2. Përveç shumës në fjalë Partizani ka mbajtur edhe 10% të kartonit në rast se 24-vjeçari shitet në të ardhmen, ndërsa skuadra e re synon që shumë shpejtë të kthehet në Ligue 1. Për Skukën ka patur interes edhe nga disa skuadra të Seria A, por asnjë nuk ishte e gatshme të pagunte kaq shumë.

Sakaq Partizani ka humbur edhe kapitenin Eneo Bitri, i cili është shitur për 150 mijë euro në Çeki tek Ostrava. Të dielën ai ka flutuar me të njëjtin avion me Skukën, duke e bërë klubin e kuq të fitojë në total 1.15 milionë euro nga merkato e janarit.

Ndërkohë përveç Skukës nga Superliga në janar është larguar edhe galshënuesi i Tiranës Redon Xhixha. Edhe pse zyrtarizimi s’ka ardhur ende mësohet se Karabak në Azerbajxhan ka paguar 550 mijë euro për 24-vjeçarin. Në kontratë me klubin e ri janë specifikuar edhe disa bonuse që mund ta çojnë maarrëveshjen në 800 mijë euro.

Gjithsesi Tirana nuk ka ndjenjur duarkryq, duke zyrtarizuar menjëherë afrimin e Kristal Aabazajt, futbollistit të kombëtares, i cili ka firmosur për 1 vit e 6 muaj për të cilat do fitojë 150 mijë euro pagë. Ende nuk dihet me siguri, por gjatë janarit Tirana mund të humbasë edhe kapitenin Marsel Ismailgeci për të cilin ka një interesim nga Zrinsjki Mostar në Mal të Zi.

Sa i takon javës së 17 të Superligës që u mbyll të dielën Tirana fitoi 4-1 kundër Bylisit, me të nëjtin rezultat Vllaznia mposhti Laçin, Kukësi u thye 0-2 nga Erzeni duke shkuar në vendin e fundit, ndërsa Teuta barazoi 1-1 me Egnatian.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?