Superliga mbyll vitin me çudira, 'final-four' zbeh garën! Numri i tifozëve në rënie

25 Dhjetor 2023, 12:23| Përditesimi: 25 Dhjetor 2023, 13:01

  • Share

Superliga shqiptare ka ulur siparin për këtë vit kalendarik me dy supriza të mëdha për javën e 18 të Superligës. Si të mos mjaftonte humbja katastrofike e Egnatias 0-5 kundër Tiranës, edhe Partizani ndjekës është mposhtur në Air Albania 1-2 nga Erzeni. Të kuqtë, që me shumë mundësi ishin për herë të fundit nën drejtimin e trajnerit Abilaliaj, nuk arritën të përfitojnë për të ngushtuar diferencën me skuadrën kryesuese, ndërsa rrogozhinasit edhe pse me turp u shpallën kampionë dimri.

Të paktën për dy javë, deri kur Superliga të kthehet më 11 janar, Tirana do ruajvë vendin e tretë me 26 pikë, po aq sa Vllaznia që papritur shkatërroi 5-0 Skënderbeun e vendit të gjashtë.

E pesta renditet Dinamo që pas nisjes katastrofale, tani nëndetësja nën drejtimin e Dritan Mehmetit lufton për ‘final four’. E fundit dhe e parafundit renditet Kukësi dhe Teuta, me durrsakët të cilët nuk njohin fitore prej 10 ndeshjesh.

Ajo që është vënë re në dy fazat e para janë ulje-ngritjet e shumta të skuadrave me rezultate të çuditshme. Sipas gjasave për shkak të formulës që ka zbehur garën, ndërsa edhe numri i tifozëve ka qenë në ulje. Në shumë raste stadiumet kanë qenë më elektrizuese në Kategoritë më të ulta se ajo e Superligës.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?