Festa e Qatos në 'Loro Boriçi' dhe moment nga ndeshja në kryeqytet

Sport

Superliga/ Mbyllen pesë ndeshjet e javës së 34-t, Vllaznia mposht Dinamon! Fitojnë Partizani e AF Elbasani, paqe në Korçë

12 Prill, 17:38| Përditesimi: 12 Prill, 18:09

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit ka mbyllur pesë ndeshjet e raundit të 34-t dhe tanimë jemi vetëm dy javë larg nga fundi i sezonit. E shtuna e 12 prillit zbriti në fushë dhjetë skuadrat dhe duelet u luajtën në të njëjtin orar.

Fitore e rëndësishme për Vllazninë kundër Dinamos, që megjithë tri pikët ende nuk e ka siguruar matematikisht zonën 'Final 4'. Ndërkohë që tri pikë siguruan edhe Partizani me AF Elbasanin, duke e bërë më interesante garën për vendin e katërt. Sukses i rëndësishëm për Teutën, teksa në Korçë sfida e mbijetesës mes Skënderbeut dhe Tiranës u mbyll 1-1.

Në "Loro Boriçi" ishin vendasit e Vllaznisë që triumfuan 3-0 kundër Dinamos. Qato në pjesën e parë dhe Kevin Dodaj e Bekim Balaj në fraksionin e dytë i dhanë shkodranëve tri pikë. Dinamo mbetet në pozitën e dytë pasi ka më shumë fitore në ndeshjet direkte mes tyre (2 fitore, 1 barazim, 1 humbje).

Në kryeqytet, Partizani iu fal penalltisë të kthyer në gol nga Albers Keko për të mposhtur 1-0 kampionët në fuqi të vendit dhe kryesuesit e renditjes, Egnatian. "Demat e Kuq" vijojnë të jenë në pozitën e katërt, por të ndjekur nga AF Elbasani.

Skuadra e Ivan Gvozdenovic u imponua dhe në shtëpi fitoi 1-0 kundër Bylisit me golin e Kristi Qoses. Në "Niko Dovana" të Durrësit vendasit e Teutës fituan 1-0 kundër Laçit me golin e Llocit.

Në Korçë, dueli i mbijetesës mes Skënderbeut dhe Tiranës u mbyll 1-1. Nasr kaloi vendasit në epërsi pas 35 minutave lojë, ndërsa në pjesën e dytë ishte Ndreca me një goditje dënimi perfekte që ndali sferën në rrjetë.

Superliga, raundi 34-t:

E shtunë, 12 prill 2025 - 15:30

AF Elbasani 1-0 Bylis

Partizani 1-0 Egnatia

Skënderbeu 1-1 Tirana

Teuta 1-0 Laçi

Vllaznia 3-0 Dinamo

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?