Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit zhvilloi mbledhjen e parë të vitit 2025, ku u morën disa vendime të rëndësishme.
U miratuan disa projekte infrastrukturore dhe u ndryshuan datat e përfundimit të Superligës, Kupës së Shqipërisë dhe fazës “Final 4”. Superliga do të përfundojë më 27 prill 2025. Faza “Final Four” do të zhvillohet nga 4 deri më 12 maj 2025, ndërsa finalja e Kupës së Shqipërisë do të luhet më 1 maj 2025.
Në kuadër të organizimit të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025” u vendos rinovimi i disa terreneve sportive, ku do të kryhen punime të thelluara në “Selman Stërmasi”, kompleksin “Skënder Halili”, “Tofik Jashari” (Shijak) dhe “Roza Haxhiu” (Lushnje).
Po në kuadër të organizimit të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, u mor vendimi për punime të pjesshme në “Niko Dovana” (Durrës), “Tropikal Sol”, “Luzi” dhe “Egnatia Arena” (Rrogozhinë). Gjithashtu, Komiteti Ekzekutiv vendosi të investojë në stadiumin e Vorës, për ndërtimin e tribunën kryesore sipas standardeve të UEFA-s.
Diskutimet u përqendruan edhe në çështje administrative, përgatitjet për grumbullimet e ekipit Kombëtar për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, si dhe buxhetin për futbollin amator për periudhën 2025-2026.
RINOVONI NGA THEMELI FUSHAT,,,SEPSE I DUHEN KLUBEVE,, POR MOS PRISHNI PISTAT E ATLETIKES,,SIC BETE ME QEMAL STAFEN....
Përgjigju