Federata Shqiptare e Futbollit me në krye shefin e sektorit të licensimit Eduart Gjini kanë zhvilluar sot një ‘ëorkshop’ me skuadrat e kategorisë së parë. Atyre i janë bërë të ditura pesë kriteret dhe nënpikat e tyre që duhet të plotësojnë për të marrë pjesë sezonin e ardhshëm në këtë kompeticion.
Në deklaratën për mediat, Gjini që është edhe personi përgjegjës në këtë sektor, bëri një krahasim të këtyre skuadrave me ato të Superligës:
“Natyrisht kjo kategori nuk ka problemet që kanë ato skuadra që luajnë në kategorinë superiore apo në kompeticionet e UEFA-s përsa i përket pjesës financiare. Janë më butë, por kanë një problem tjetër, atë të infrastrukturës.”
Më tej Gjini i pyet për licensimin e skuadrave të Superligës që çështjen me delikate kanë financat. Aktualisht në Superligë pjesa më e madhe e skuadrave kanë shfaqur probleme të theksuara në këtë drejtimin, ndërsa i pyetur nëse do të merren masa për sezonin e ardhshëm shefi i sektorit të garave deklaroi:
“Ne do të zbatojmë rregulloren. Në rradhë të parë është rregullorja e UEFA-s dhe pastaj e federatës shqiptare të futbollit. Dhe në kushtet që jemi kush skuadër nuk do të plotësojë kriterin nuk do ta marrë licensën, do ti refuzohet.”
Më 31 mars është afati i fundit që skuadrat e Superligës të dorëzojnë dosjen në lidhje me licensimin për sezonin e ardhshëm.
Komente
