Momente nga ndeshjet e sotme

Superliga/ Vllaznia i shënon dy gola Skënderbeut dhe gdhin në vendin e parë! Tirana pa identitet mposhtet 1-0 nga Egnatia

3 Nëntor, 19:23| Përditesimi: 3 Nëntor, 19:26

  • Share

Vetëm një fitore në 12 javë kampionat, ky është bilanci dramatik i KF Tiranës këtë sezon në Superligë. Bardheblutë e Bledi Shkëmbit u mposhtën 1-0 në Rrogozhinë nga Egnatia. Ndërkohë për raundin e 12-të në Superligë, këtë të diel Vllaznia fitoi 2-0 kundër Skënderbeut dhe sheh veten në pozitën e parë.

Në "Loro Boriçi" Vllaznia vendase fitoi 2-0 kundër Skënderbeut dhe gdhin në vendin e parë, të paktën deri në ndeshjen e së hënës së Partizanit. Golat e Balaj dhe Dodaj në pjesën e parë i dhanë tri pikë djemve të Thomas Brdaric.

Në stadiumin e Rrogozhinës vendasit e Egnatias mundën 1-0 Tiranën dhe u rikthyen pas tre ndeshjeve te suksesi. Një gol me kokë i Edison Ndrecës vendosi ndeshjen në minutën e 41-të. Në zhvillimet e një këndoreje Ndreca nuk gaboi me kokë duke përfituar nga një dalje e pa studiuar e Selmanit. Kjo është humbja e tretë për Tiranën që sheh vetëm një fitore këtë sezon dhe me 11 pikë vijon të mbajë vendin e shtatë. Ndërkohë Egnatia pas tre ndeshjeve pa fitore shijon suksesin e plotë dhe është në ndjekje të kryesuesve të Partizanit. Kjo ishte fitorja e parë e Egnatias kundër Tiranës si pritëse.

Superliga, raundi 12-të:

E diel, 03 nëntor 2024

14:00 Egnatia 1-0 Tirana

17:00 Vllaznia 2-0 Skënderbeu

E hënë, 04 nëntor 2024

14:00 Bylis - Laçi

18:00 AF Elbasani - Dinamo

18:00 Partizani - Teuta

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?