TIRANË- Emmanuel Egbo është një nga emrat që i ka munguar futbollit shqiptar, e megjithatë, në gjykimin e tij nuk është ende momenti i duhur për t’u rikthyer në drejtimin e një ekipi në Superligë. Në një intervistë në hapësirën e sportit të së dielës në Report Tv, Egbo është ndalur të flasë për ecurinë e Tiranës, ekipit që i ka dedikuar shumë vite, për të cilën foli pozitivisht, e këtë e konfirmojnë edhe rezultatet.
“Më vjen mirë që klubi që kam pasur në drejtim dhe kam kaluar shumë vite të bukura dhe që dola trajner, më vjen mirë që ka ecuri të mirë, mendoj që Tirana është ekipi i vetëm që ka vazhdimësi në këtë moment, duke hequr ndeshjen e kupës, kanë fituar ndoshta 4-5 ndeshje me radhë. (...) Egbo do kthehet në momentin e duhur, se çdo gjë bëhet në kohën e dukur, mëzor nuk bëhet, jam shumë i qetë edhe me punët e tjera që po bëj, e rëndësishme është që jemi mirë me shëndet, nuk po rri kot, pa bërë asnjë punë tjetër, jam shumë mirë me jetën që po bëj, pa shumë stres, me shumë qetësi, edhe jashtë vëmendjes, në momentin e duhur kur do të vijë një ofertë e mirë, me mentalitetin dhe principin tim të punë”, tha Egbo për Report Tv.
Krizën te Partizani, në ndryshim nga shumë të tjerë, Egbo nuk e gjen fajin vetëm te trajneri si Ilir Daja. Si një ish-trajner, ai thotë se fajtorë për rezultatet negative, nuk është vetëm Daja në rastin konkret, por përgjegjësia duhet shtrohet edhe më tej, deri te punëtori i fushës.
“Fitorja që mori Partizani i jep ekipit një qetësi dhe një vetëbesim se kanë 7 javë që nuk kanë marrë fitore, një fitore sidomos për Partizanin, do bëjë shumë punë për ata, në psikologjinë e ekipit, vetëbesim për lojëtarët dhe një qetësi për të gjithë.
Daja? Si koleg dhe trajner, nuk është etikë për të folur për njërit-jetrin, se e kemi parë që kur një ekip ka lavdi dalin që të gjithë dhe marrin merita, kur një ekip nuk ka rezultat të mirë që gjithë janë të përfshirë deri të punëtori i fushës, kështu e kam si princip, kur një ekip fiton, ka shumë punë, duke filluar që te drejtuesi, kriza e partizanit, duhet të përfshijë të gjithë që janë në fushë”, tha ish-trajneri i bardhebluve në Report TV.
Në tërësi kampionati e vlerëson interesant, kjo sepse tashmë gara është shumë e fortë mes të gjithave ekipeve, pa diferenca shumë të mëdha, e ndërsa përveç Tiranës, Egbo është shprehur se i duket një ekip shumë i fortë, pretendet për titull edhe Kukësi.
“Në të gjithë vendet në botë futbolli nuk është një ekip me emrin e madh që fiton gjithmonë, strategjia, taktika, manovra, futbollistët janë shumë të rëndësishme, kemi parë që ekipe të vogla hapin shumë punë për ekipet e mëdha, ai që jep maksimumin jep, ai fiton. Deri diku Kukësi ka një ekip, si lojë. Strategji, si loja ka qenë një nga ekipet që bërë mirë, e që është ekip që duhet pasur kujdes”, përfundoi Egbo në Report Tv.