Formacioni i vitit 2024 në Superligë

Sport

Superliga/ Nga porta në sulm, ky është 'Formacioni më i mirë' për vitin 2024

28 Janar, 07:22| Përditesimi: 28 Janar, 07:28

  • Share

TIRANË - FSHF organizoi të hënë ceremoninë gala për ndarjen e çmimeve për futbollistët dhe futbollistet më të mirë/a në vitin 2024.

Ashtu si në çdo edicion tjetër, përveç çmimeve individuale të dhënë për futbollistët shqiptarë të cilët kanë spikatur me paraqitjet e tyre përgjatë vitit 2024, është shpallur edhe formacioni më i mirë i vitit.

Për të shpallur emrat e fituesve është ftuar në skenë Sulejman Mema, ish-trajneri i njohur shqiptar. Mema lexoi emrat e fituesve të përcaktuar sipas votimit të bërë nga gazetarët e emisioneve sportive në televizionet shqiptare.

Nga porta në sulm, 11 lojtarët të cilët kanë qenë vendimtar me klubet e tyre përgjatë vitit 2024 janë këta: Alen Sherri (portier), Edison Ndreca (mbrojtës i majtë), Renato Malota (qendërmbrojtës), Arbenit Xhemajli (qendërmbrojtës), Arsid Kruja (mbrojtës i djathtë), Arinaldo Rrapaj (mesfushor i majtë), Albano Aleksi (mesfushor qendre), Arbin Zejnullai (mesfushor i djathtë), Ermir Rashica (sulmues i majtë), Bekim Balaj (sulmues qendre) dhe Baton Zabërgja (sulmues i djathtë).

11 futbollistët u ngjitën në skenë dhe tërhoqën çmimet, teksa nuk munguan falenderimet e rastit dhe një foto e të gjithë ekipit së bashku.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?