Të premten në ‘Kukës Arena’ do të nisë sezoni i ri i Superligës shqiptare, pasi në orën 17:00 do përballen verilindorët e Skënder Gegës kundër Tiranës kampione. Bardheblutë vijnë me disa ndryshime, por janë optimistë për të përsëritur sezonin e kaluar.
“Është ndeshja e parë e kampionatit. Shorti na vendos përballë një kundërshatri që ka qenë konkurrenti ynë direkt. Gjithmonë kampionatin e hapin kampionët dhe ne duam të shkojmë atje dhe të sillemi si kampionë në fuqi,”-u shpreh Orges Shehi, trajner i Tiranës.
“Tirana gjithmonë ka synuar vendin e parë, por pastaj gjatë rrugës normalisht ndodhin pengesa. Me këtë grup që kemi, me lojtarët e rinj pavarësisht largimeve, shpresoj që do vazhdojmë me fitoret,”-tha Visar Bekaj, portieri i Tiranës.
Në kampin kuksian janë optimist se ky sezon do jet ndryshe nga ai i kaluari ku nuk arritën të kualifikohen as në Kupat e Europës.
“Tirana është një klub i madh, me traditë, kanë përvojë shumë cilësore. Ne e vlerësojmë, por kjo zdo të thotë se e mbivlersojmë. E dimë potencialin tonë dhe nesër do mundohemi ta shfaqim,”-deklaroi Skënder Gega, trajner i Kukësit.
“Sezoni i kaluar nuk ishte ai që donte ekipi, presidenti, por edhe tifozët kuksian. Fillon një kapitull i ri. Me ardhjen e trajnerit kemi krijuar edhe një grup tjetër,”-u shpreh Gjelbrim Taipi, trajner i Kukësit.
Ndeshjet e tjera të javës së parë do luhen të shtunën dhe të dielën.