Festa e Partizanit (Rrapaj dhe Cara)

Sport

Superliga nis aktin e fundit për 2024, fitojnë Partizani dhe AF Elbasani! ‘Demat’ momentalisht në krye

20 Dhjetor 2024, 22:15| Përditesimi: 20 Dhjetor 2024, 22:19

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi këtë të premte dy ndeshjet e para për raundin e 19-të, ose aktin e fundit për vitin 2024. Te fitorja dolën AF Elbasani dhe Partizani.

Në Korçë vendasit e Skënderbeut janë në krizë dhe mbeten në pozicionin e fundit në klasifikim, duke u mposhtur 0-2 nga AF Elbasani. Për miqtë trajneri i ri Ivan Gvozdenovic shijoi tri pikët e para, duke mundur ish-ekipin që e drejtonte deri para pak javësh. Për AF Elbasanin golat u shënuan nga Lleshi dhe Ze Gomes në pjesën e dytë.

Në “Arenën e Demave” në kryeqytet Partizani fitoi 2-0 kundër Vllaznisë duke marrë për momentin kreun e renditjes. Tedi Cara që në minutën e dytë dhe Rrapaj në minutën e 63 shënuan për vendasit.

Të shtunën luhen Laçi - Tirana dhe Dinamo - Egnatia, me Superligën që mbyll siparin e javës së 19-të të hënën me duelin Teuta - Bylis.

Superliga, raundi 19-të:

E premte, 20 dhjetor 2024

16:30 Skënderbeu 0-2 AF Elbasani

19:00 Partizani 2-0 Vllaznia

E shtunë, 21 dhjetor 2024

13:30 Laçi - Tirana

16:30 Dinamo - Egnatia

E diel, 22 dhjetor 2024

16:30 Teuta - Bylis

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?