Partizani 1-0 Vora, momenti që vendosi ndeshjen

Sport

Superliga/ Partizani vuan kundër debutuesve të Vorës, vendos një autogol! Rezultatet dhe renditja pas javës së parë

25 Gusht, 08:28| Përditesimi: 25 Gusht, 15:23

  • Share

Futbolli elitar shqiptar zhvilloi katër nga pesë ndeshjet e raundit të parë për sezonin 2025-26. Në stadiumin 'Arena e Demave' në Tiranë, Partizani triumfoi 1-0 kundër debutuesve të Vorës. Autogoli i Serjan Repajt në minutën e nëntë vendosi gjithçka, por duhet thënë se 'Demat' vuajtën kundër debutuesve të Vorës. Trajneri Mladen Milinkovic debuton me tri pikë për të kuqtë, por ka ende punë para. Incidenti më i diskutueshëm erdhi në minutat e fundit, kur gjyqtarja Emanuela Rusta tregoi dy herë kartonin e verdhë për lojtarin Shanaj, por harroi ta nxirrte nga fusha me të kuq.

Në ndeshjet e tjera spikati fitorja 2-0 e Vllaznisë kundër kampionëve në fuqi të Egnatias, apo tri pikët e AF Elbasanit kundër Flamurtarit. Bie në sy se golat në këtë raund ishin me 'pikatore'.

Ndërkohë sfida e javës së parë mes Teutës dhe Dinamos është shtyrë për në datën 5 shtator në orën 17:00, kjo për faktin se Dinamo është e angazhuar në Conference League.

Superliga shqiptare, raundi i parë:

Vllaznia 2-0 Egnatia

Bylis 0-0 Tirana

AF Elbasani 1-0 Flamurtari

Partizani 1-0 Vora

5 shtator Teuta - Dinamo (17:00)

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kolegji rrëzon Lapajn dhe i jep mandatin Ana Dajkos, si e vlerësoni?