Superliga rikthehet me derbin Tirana-Vllaznia, shkodranët 5 vite pa fitore në kryeqytet! Skënderbeu prezanton blerjet para Laçit

14 Janar 2022, 14:11| Përditesimi: 14 Janar 2022, 14:44

  • Share

Të shtunën, 23 ditë pas ndërprjes, rikthehet Superliga me javën e 16 që direkt rezervon derbin e Shqipërisë mes Tiranës dhe Vllaznisë. Në sfidën që do luhet në ‘Air Albania’ bardheblutë vijnë si kryesues të kampionatit me 8 pikë më shumë se shkodranët, të cilët janë të vetmit që kanë kryer një fazë përgatitore jashtë Shqipërisë. Të dy skuadrat kanë kryer vetëm nga një afrim në merkato, ndërsa Vllaznia ka 5 vite që nuk fiton në kryeqytet.

Ndërkohë sfida tjetër e ditës së shtunë është mes Skënderbeut që Lufton për mbijetesë dhe Laçit. Në prag të takimit stafi korçar ka prezantuar dy blerje nga merkato.

Erlis Frashëri, mbrojtës i Skënderbeut: “Rikthim pas shumë vitesh te Skënderbeu. Erdha te shtëpia ime, te qyteti im i dashur. Ne e dimë që Skënderbeu është një ekip i madh në Shqipëri. Erdha të jap maksimumin tim që të jetë ekipi i Skënderbeut sa më lart.”

Rami Ali, mesfushor i Skënderbeut: “Më bindi projekti, sepse Skënderbeu luan me lojtarë të rinj dhe mendoj se mund të bëjë diçka këtu.”

Egnatia-Partizani dhe Kastrioti-Teuta janë dy sfida që luhen të dielën, ndërsa java e 16 e Superligës mbyllet të mërkurën me Kukësi-Dinamo.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?