Momenti tragjik kur Dwamena u rrëzua në tokë

Superliga rinis më 23 nëntor, Egnatia - Partizani fillon në minutën e 24

15 Nëntor 2023, 11:26| Përditesimi: 15 Nëntor 2023, 12:47

  • Share

Ndarja nga jeta e Raphael Dwamenas në fushë gjatë Egnatia - Partizani, bëri që ndeshja hapëse e javës së 13-të në Superligë të ndalej në të 24 minutë, me Federatën Shqiptare të Futbollit që shtyu të gjithë aktivitetin futbollistik në vend.

Tanimë mësohet se në 23 nëntor do rikthehet në fushë Superligë dhe ndeshja mes Egnatias dhe Partizanit do fillojë nga minuta e 24-t, aty ku u ndal me rezultatin 1-1. Gjithçka do fillojë me protokollin e atij dueli dhe lojtarët do jenë të njëjtët në fushë. Për Egnatian, në vend të Dwamenas në fushë do jetë Iskandarli, i cili u fut në fushë pas largimit të ish-kapitenit me ambulancë për në spitalin e Kavajës, aty ku rrugës u nda nga jeta në mënyrë tragjike.

Veç ndeshjes së Rrogozhinës, në program për javën e 13-të që u shty ishin edhe katër duele të tjera. Vllaznia luan me Laçin në "Loro Boriçi", Skënderbeu pret Teutën në Korçë, ndërsa Tirana luan me Kukësin në kryeqytet. Në "Niko Dovana" Dinamo pret Erzenin. Për katër sfidat e radhës pritet që të mësohet agjenda e saktë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?