Superliga/ Të dielën spikat Kukësi-Partizani, Kastrioti udhëton në Laç! Ndreu: Ata janë për titull, por ne duam pikë

18 Shkurt 2021, 12:43| Përditesimi: 18 Shkurt 2021, 14:06

  • Share

Java e 20 e Superligës e programuar fillimisht me datë 17 shkurt, por e shtyrë për shkak të kushteve atmosferike, do të luhet të shtunën dhe të dielën. Supersfida e javës është Kukësi-Partizani, me të kuqtë që gjenden 6 pikë pas Vllaznisë dhe duhet të fitojnë me patjetër për të mbajtur gjallë shpresat për titull, ndërsa nga ana tjetër Kukësi i Josës kërkon vazhdimësinë.

Sakaq po të dielën Vllaznia kryesuese do të udhëtojë në Korçë për t’u përballur me Skënderbeun e vendit të fundit, por nuk do të jetë e lehtë, pasi shkodranëve u mungojnë 5 titullarë. Eni Imami, Aleksandër Isaevski dhe Imeri kanë plotësuar numrin e kartonëve, ndërsa Marku dhe Adili janë të dëmtua.

Në Kurbin Laçi që pretendon për kampionat pret Kastriotin që ndeshjen e fundit u mposht 0-3 nga Partizani.

Ramadan Ndreu, trajneri i Kastriotit: “Është një ndeshje shumë e vështirë, sepse Laçi këtë vit ka ambicie ndryshe nga vitet e tjera. Është ndër pretendentët kryesorë për titull dhe ndaj nga ana jonë merr një rëndësi të veçantë, por ne shpresojmë në një rezultat pozitiv.”

Sakaq po të shtunën Tirana e shumë ulje-ngritjeve pret Teutën me pretendime të mëdha në ‘Selman Stërmasi’, ndërsa Bylis udhëhton në transfertën e Fierit.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?