Sport

Superliga/ Të dielën Tirana luan sezonin, Kastrioti pret Skënderbeun! Ndreu: Kujdes nga arbitrat

1 Maj 2021, 12:30| Përditesimi: 1 Maj 2021, 13:53

  • Share

Të dielën luhen dy ndeshjet e para të javës së 31 të Superligës me Tiranën e cila udhëton për t’u përballur me Ballshin. Kampionët në fuqi vijnë pas një momenti tejet pozitiv, pasi dy ndeshjet e fundit kanë fituar kundër Teutës dhe Vllaznisë. Në prag të takimit trajneri i bardhebluve Orges Shehi thotë se ndeshja me Bylisin është shumë e rëndësishme për vazhdimësinë dhe duhet fituar me patjetër për të pretenduar për titullin.

‘Unë do ta konsideroja kundërshtar të vështirë, pasi janë disa skuadra që në fushën e tyre shprehen më mirë dhe janë më të fortë se jashtë. Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ecurinë tonë. Rikuperimi është i konsiderueshëm dhe kjo do të thotë se kemi bërë mirë, por për t’i vënë kapakun na duhen këto ndeshje. Ne e dimë që tituli nuk është në dorën tonë, por do të bëjmë maksimumin për t’i fituar të gjashtë ndeshjet,’-u shpreh Shehi. 

Përballja tjetër është mes Kastriotit dhe Skënderbeut. Humbja e fundit krutanët i ka rrezikuar tej mase, ndërkohë që do përballet me korçarët që kërkojnë mbijetesën. Trajneri i Kastrioti Ramadan Ndreu thotë se në këtë sfidë delikate duhet të bëjnë kujdes nga arbitrat.

‘Unë do them që për ndeshjen e radhës kundër Skënderbeut të jemi shumë të kujdesshëm sepse me njëanshmërinë që tregojnë arbitrat prishin të gjithë garën dhe nuk e kuptojnë dëmin që mund t’i bëjnë gjithësecilës skuadër. Ne nuk jemi marë me arbitrat në përgjithësi,'-deklaroi Ndreu.

Tre ndeshjet e tjera të javës së 31 të Superligës do të luhen të hënën përfshirë edhe Vllaznia-Teuta.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?