Egnatia 2-0 Tirana

Sport

Superliga/ Vllaznia 'çalon' në fund, Teuta e barazon 1-1 në Durrës! Rezultatet dhe renditja pas raundit të katërt

22 Shtator, 11:12| Përditesimi: 22 Shtator, 11:14

  • Share

Barazimi 1-1 mes Teutës dhe Vllaznisë në Durrës ishte epilogu i raundit të katërt në Superligë. Të diel, në 'Niko Dovana' Vllaznia kaloi e para në epërsi me golin e Esat Malës pas 24 minutave lojë, ndërsa shkodranët mbetën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Erdenis Gurishtës tre minuta nga fundi.

Durrsakët e Enkeleid Dobit shfrytëzuan mundësinë dhe me Mario Beshirajn në aksionin e fundit të sfidës (90+6') shënuan golin e barazimit 1-1, për të çuar në festë 'Djemtë e Detit'.

Në sfidat e tjera të javës, Egnatia fitoi 2-0 duke zhytur në krizë Tiranën, teksa Partizani u mposht 0-1 nga kryesuesit e AF Elbasanit. Dinamo barazoi 0-0 kundër Bylisit në 'Selman Stërmasi', ndërsa surpriza më e madhe ndodhi në stadiumin e Laçit, aty ku Vora fitoi 1-0 kundër Flamurtarit.

Raundi i pestë luhet fundjavën që vjen, me sfidat që janë ndarë të shtunën dhe të dielën. Spikat derbi Tirana - Dinamo apo Flamurtari - Egnatia.

Superliga, raundi 4:

E shtunë, 20 shtator

Egnatia 2-0 Tirana

Partizani 0-1 AF Elbasani

E diel, 21 shtator

Vora 1-0 Flamurtari

Dinamo 0-0 Bylis

Teuta 1-1 Vllaznia

Raundi 5-të:

E shtunë, 27 shtator

Bylis - Partizani

AF Elbasani - Teuta

Tirana - Dinamo

E diel, 28 shtator

Flamurtari - Egnatia

Vllaznia - Vora

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?