Në “Selman Stërmasi”, Dinamo dhe Bylis ndanë nga një pikë pas barazimit 0-0 për javën e katërt në Superligë. Miqtë ishin të parët që kërcënuan, por Malomo nuk arriti të shënonte përballë portierit. Në minutat e fundit të pjesës së parë, Dejvi Bregu provoi për ‘Blutë’, por tentativa e tij nuk gjeti rrjetën.
Në pjesën e dytë, ballshiotët mbetën me një lojtar më pak, pasi Peralta u ndëshkua me karton të kuq për një goditje ndaj Ditës, 23 minuta para fundit. Megjithatë, asnjëra skuadër nuk e gjeti golin dhe dueli u mbyll me rrjeta të paprekura.
Në stadiumin e Laçit, Vora mposhti 1-0 Flamurtarin me golin e Luis Felipe da Silva. Edhe pse me shumë investime, vlonjatët ende kërkojnë të shijojnë fitoren e parë në Superligë, kjo pas një mungese pesë vjeçare në elitën e futbollit tonë.
Komente
