Goli i Bekim Balaj kundër AF Elbasanit

Sport

Superliga/ Zona e titullit me ndeshje finale, humbasin Partizani dhe Dinamo! Teuta ‘fundos’ Tiranën, AF Elbasani në ‘Final 4’

19 Prill, 17:34| Përditesimi: 19 Prill, 17:43

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi të shtunën e 19 prillit pesë ndeshjet e raundit të 35-të. Të gjitha duelet nisën në orën 15:30, teksa llogaritë për zonën ‘Final 4’ dhe atë të mbijetesës mbeten të hapura për raundin e 36-të, i cili është i fundit për sezonin e rregullt.

Në ‘Arenën Kombëtare’ Tirana vendase humbi 0-1 me Teutën dhe komplikon llogaritë për mbijetesën. Klubi më i titulluar në Shqipëri ndodhet në vendin e parafundit me 36 pikë dhe javën e ardhshme luan kundër Dinamos. Në kryeqytet vendosi goli i një ish-i si Mario Beshiraj.

Në Ballsh, Bylisi mposhti 1-0 Partizanin duke i nxjerrë ‘Demat’ nga zona e ‘Final 4’. Djemtë vendas morën tri pikë me vlerë në garën e mbijetesës. Ndërkohë, AF Elbasani barazoi 1-1 me Vllazninë dhe me këtë pikë AF Elbasani ndodhet për momentin në vendin e katërt, teksa java e fundit sheh ‘finalen’ me Partizanin. Do jetë përballja direkte mes tyre që do përcaktojë skuadrën e katërt që do garojë për trofeun.

Në Laç vendasit e shumë problemeve mposhtën 1-0 Dinamon me golin e Cordeiros. Ndërkohë që në Rrogozhinë Egnatia dhe Skënderbeu barazuan pa gola.

Sa i takon renditjes, Egnatia ka siguruar vendin e parë, ndërsa në ‘Final 4’ një biletë ka edhe për Vllazninë dhe Dinamon. Sa i takon zonës së ftohtë, Teuta ka shmangur rënien direkte, teksa garë për mbijetesën në javën e fundit do kenë Bylis, Skënderbeu, Tirana dhe Laçi.

Superliga, raundi 35-të:

E shtunë, 19 prill 2025 - 15:30

AF Elbasani 1-1 Vllaznia

Bylis 1-0 Partizani

Egnatia 0-0 Skënderbeu

Tirana 0-1 Teuta

Laçi 1-0 Dinamo

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • jon: 19/04/2025 21:53

    Të rritesh nga Ballshi ik mbytuni o viça se dema sbëheni kurrë jeni të tredhur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju është dukur fushata zgjedhore?