Në javën e dytë të Superligës mbi të tjera dominoi fakti i luhatjes së rezultateve për ekipet që pretendojnë titullin. Sipas Armando Cungut, ish- trajnerit të shumë skuadrave si Kukësi, Laçi apo Vllaznia që aktualisht drejton kombëtaren U-19, ky fenomon ndodh për shkak se lojtarët ende nuk kanë ngrohur ‘motorët’.
Armando Cungu: “Është një sitautë që ndodh çdo fillim kampionati. Ekipet kanë ulje-ngritje si në lojë ashtu edhe në rezultate. Kjo do të thotë se mungon akoma nervi apo impulse i duhur. Sipas meje nga java e 5 do fillojë të shfaqen vlerat reale të skuadrave.”
Kukësi është skuadra e vetme me pikë të plota pas dy javësh kampionat pavarësisht se vjen nga një merkato vere ku ka ndryshuar pothuajse 100% përbërje.
Armando Cungu: “Është një Kukës ndryshe nga dy sezonet e fundit. Megjithatë është shumë herët për të folur edhe për faktin se Kukësi ka qenë i favorizuar nga kalendari në këto dy takime të para.”
Java e fundit që u mbyll të dielën krijoi shumë polemika për shkak të sistemit ‘VAR’, që është edhe risia e këtij sezoni në Superligë.
Armando Cungu: “Në këto dy java të para ‘VAR’ ka dhënë ndihmën e vet dhe kjo nuk duhet mohuar, por ajo që vihet re janë vonesat e tepërta në vendimarrje. Kjo ndikon për keq në ritmin e lojës, te futbollistët, ndërsa edhe atmosfera zbehet në shkallët e stadiumit, te tifozët. Mjafton të pëmend ndeshjen e fundit të Vllaznisë kundër Teutës ku kishte 3 momente që ndërhyri VAR dhe minutazhi për të marrë një vendim ishte shumë i gjatë, gati 5 minuta për rast. Të ndalësh tre herë lojën nga 5 minuta kjo nuk ka nevojë për shumë koment.”
Këtë mesjavë, konkretisht të mërkurën, do të luhen ndeshjet e para të Kukës së Shqipërisë.
Kur behet Superball-i ,ndeshja finale e futbollit amerikan,e gjitha me loje,me reklama,me spektaklin e pushimit,me sistemin e ngjashem me VAR,etj, fillon ne 6.00 dhe mbaron ne 10.00 te nates dhe eshte me interesante,me i zjarrte,me i shpejte, se sa futbolli evropian (soccer).Juve qaheni per VAR,per ngadalesimin e lojes!! Po kur lojtaren bejne pasime kot mes njeri-tjetrit,sidomos kur afron fundi i ndeshjes,vetem qe te shtyjne minutat kot,po ato nuk e humbin bukurine e lojes? E vdisni fare,do te ishte shprehja me e mire.
Përgjigju