Supermeni shpëton botën dhe në fund fiton zemrën e vajzës që dashuron! Me këtë imazh të superheroit janë rritur breza të tëra, por seria e re e filmit vizatimorë do ta sjellë atë ndryshe. Heroi i ri Joe Kent, djali i Kal-El, Supermeni i mëparshëm, do të jetë biseksual. Kjo ka shkaktuar jo pak debat, me qëndrime pro dhe kundër. Pikërisht ky debat u soll edhe sot në studion e Report Tv, ku iu dha përgjigje një prej pyetjeve që ndoshta ka munduar më së shumti prindërit pas lançimit të filmit: A mund të ndikojë superheroi i ri në orientimin seksual të fëmijëve?
E prerë, psikologia e njohur Denada Toçe tha se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë. Ajo sqaroi se orientimi seksual është i lindur dhe jo i fituar, siç mund të jetë sjellja. Për psikologen, filmi i animuar është një përballje me realitetin që të trondit sa kohë nuk arrimë të pranojmë atë që është mes nesh. Ajo vë theksin te nevoja për informacion te fëmijët, teksa shton se mungesa e informacionit e përball fëmijën me kriza identitare.
"Nuk besoj se jemi në një katastrofë, por përballje të realitetit që të trondit sa kohë nuk arrimë të kemi një qetësi dhe paqe të pranimit të asaj që është mes nesh. Askush nga ne, as hetero as homo, nuk mund t'i imponohet dikujt është i pavend. Por që të kem frikë se këta 'njerëz me brirë' po çedukojnë fëmijët tanë, është irracionale. Influencat e orientimit seksual nuk vijnë nga një edukim i induktuar. Unë mund të jetoj mes homoseksualëve dhe t'i kem miqë e shokë dhe të mos bëhem kurrë homoseksuale. Fëmija është i rrezikuar të ketë kriza identitare për mosinformacion se sa nga informacioni i tepërt. Është e rëndësishme të marrim informacione në institucionet arsimore për llojet e diversiteteve. Ndryshe ka krizë mospranimi. Kriza e identitetit seksual nuk ekziston, një heteroseksual e di shumë mirë që është heteroseksual. Orientimi seksual është i lindur, jo i orientuar, orientohet sjellja", u shpreh Toçe.
Në të njëjtën linjë mendimi me psikologen ishte edhe Altin Hazizaj, themelues i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, i cili filmin e konsideroi progresiv. Sikurse Toçe, edhe Hazizaj u shpreh se filmi nuk mundet kurrsesi të ndikojë orientimin seksual të fëmijëve. Për Hazizaj, filmi vjen në një shoqëri që përfundimisht kërkon të largohet nga urrejtja.
"Është e drejtë që arti, filmat e animuar të sillen në një kohë moderne ku njerëzit janë thjeshtë janë të lirë por bëjnë zgjedhjet e duhur anë momentin e duhur. Është progresive sepse i sjellë në një shoqëri që përfundimisht kërkon të largohet nga urrejtja, paragjykimet. S'ka lidhje të ndikojë në orientim. Nuk e ka provuar asnjë që nëse ti shikon karaktere gay e lesbike, kanë ndikim në orientimin seksual. Orientimi seksual nuk është i fituar gjatë jetës. Unë nuk çohem sot gay dhe nesër hetero dhe bota qenka kaq e lehtë për të zgjedhur orientimin seksual. E gjithë shoqëria ka nevojë të lëvizë, të ecë përpara. Nuk është vetëm arsimi ai që edukatën fëmijët, familja duhet t'i transmetojë fëmijës vlerat më të mira. Një shoqëri që nuk është e respektueshme për këdo, është e padenjtë", tha Hazizaj.
Por mendim ndryshe kishte Elson Jaçaj, pjesë e shoqatës së infermierëve, për të cilin filmi është gjëja më absurde për fëmijët. Ai tha se superhero i ri do të ndikojë keq nga ana psikologjike e fëmijëve.
"Është gjëja më absurde që po ndodh sot për fëmijët tanë. Do jetë një shkatërrim për fëmijët tanë, si nga ana psikologjike ashtu edhe në jetë. Nëse e tolerojmë këtë sot, nesër fëmija jonë do të jetë i shkatërruar psikologjikisht, do të kemi në një të nesërme sëmundje që vijnë për shkak të këtyre marrëdhënieve që nuk janë të duhura. Fëmijët ndikohen nga çdo gjë që ne i flasim", u shpreh ai.
Kjo psiokoge qe asht vet sic e ka mbiemrin duhet tket naj fjale homo se ska mundsi qe flet kshtu? A e din kjo idiote se femijet e shofin prindin e tyre si superhero? Ti thoje vajza e vogel babit tvet "babi,je hero,je gay" ??? Pse cdo gja qe serviret nga media dhe hollivudi duhet tpranohet si normalitet? Ky asht degjenetim total qe i bahet familjes dhe edukimit te nje femije
PërgjigjuPsikologja (e cilesuar "e njohur" sepse te tille e do media) neglizhon te permende qe femijet kane predispozite te natyrshme per t'u identifikuar dhe orientuar ne zgjedhjen e roleve model nga heronjte e tyre. Deri para pak vitesh, profili i ketyre heronjve shkonte ne paralel me ate te prinderve (kush nuk e ka pare babane si nje lloj supermeni ne femijerine e tij?). Progresistet radikale (aktiviste sterile qe perseritin doktrinat neo-marksiste) qe kane pushtuar me kohe burimet kulturore dhe edukative ne perendim e kane te shpallur haptaz qellimin e tyre te shperberjes se familjes nukleare, pasi ajo perben pengesen e fundit (pervec besimit) per krijimin e "njeriut te ri" -- qenies biologjike pa individualitet, konsumatorit ideal te produkteve dhe ideologjive to homogjenizimit global. Deri tani kane arritur shume, duke u fshehur pas "diversitetit", "barazise" dhe "perfshirjes" -- terma qe tingellojne pozitive, dhe per kete arsye kalojne nen radarin kritik te qytetareve te preokupuar me jetesen e perditshme. Degradimi i vlerave shoqerore ne emer te liberalizmit tashme duket qarte ne rritjen e numrit te familjeve te shkaterruara, femijeve(!) te sterilizuar (nga procedurat mjekesore trans-gjinore), abuzimi me substancat per qellime ilegale rekreative dhe legale pseudo-shendetesore, dhe nje humbje e pergjithshme e motivimit per te ndertuar nje te ardhme. (pse te lodhesh kur ky vend s'behet?) Eshte koha qe ata prinder qe duan nje te ardhme me te mire per femijet e tyre te vendosin nje kontroll me te rrepte mbi burimet e informacionit dhe argetimit. Nuk mund t'i lihet roli i edukatorit kanaleve televizive komerciale, celularit apo mediave sociale. Nese nuk duam te shkaterrohemi, duhet te zgjohemi!
Përgjigju