Super-operacion në Itali, 15 të arrestuar, 7 shqiptarë. Bizhuteritë e vjedhura i kthenin në shufra ari

14 Korrik 2020, 11:16| Përditesimi: 14 Korrik 2020, 11:22

  • Share

Karabinieria italiane në Milano ka arrestuar 15 persona mes tyre 7 shqiptarë, 2 egjiptinë, dhe 6 italianë me akuzën e grabitjes së banesave.

Fokusi i grabitjeve të krtera nga ata ishte ari, të cilin më pas e shisnin në dyqanet e gurëve të çmuar ose i kthenin në shufra për transaksione financiare.

Sipas gazetës italiane 'La Stampa', Operacioni i koduar “Rruga e Artë e Argjentinës” u finalizua sot nga karabinieria e Milanos në orët e para të këtij mëngjesi, në provincën e Forli dhe Savona. Dhjetë nga personan e vënë në pranga u mbajtën në burg kurse 5 të tjerëve iu dha masa e arrestit në shtëpi.

Gjatë operacionit u sekuestruan sasi të mëdha ari, bizhuteri, orë të çmuara të grabitura, makina të shpejta të fshehura në garazhe si edhe para cash në vlerë totale prej 315 mijë euro, të destinuara për jashtë vendit, në veçanti në Shqipëri.

Hetimi bëri gjithashtu bëri të mundur identifikimin e bizneseve përmes të cilave kriminelët siguronin pastrimin e parave të paligjshme si edhe korrierët (drejtuesit e autobusëve), të përdorur për transferimin e parave dhe mallrave jashtë vendit.

Gjithashtu u identifikuan, apartamentet dhe garazhet të cilat përdoreshin për fshehjen e makinave me të cilat kryenin krimet e vjedhjes dhe grabitjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?