Kronikë
Top 24

Arrestimi i 11 'të fortëve', Rama: Policia e Shtetit tregoi vendosmërinë tonë në luftën kundër krimit

22 Shtator 2018, 11:09| Përditesimi: 22 Shtator 2018, 20:08

  • Share

Ditën e djeshme në Tiranë, Shkodër dhe Hollandë, policia ka kryer një operacion ku ka arrestuar 11 persona të konsideruar si të rrezikshëm, ndër to edhe Safet Bajri (Rustemi).  

Mbi operacionin kanë reaguar edhe figura të rëndësishme të politikës shqiptare dhe ndërkombëtare. Në postimin e tij në Twitter, kryeministri i vendit, Edi Rama shkruan se ky aksion ka treguar edhe një herë vendosmërinë e Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit. 

Policia e Shtetit foli përsëri me forcën e vendosmërisë sonë në luftën kundër krimit. Forca e Ligjit prangosi rrjetin kriminal të Shkodrës pas një pune policore disamujore të shtrirë edhe jashtë vendit. Respekt dhe për vendosmërinë e Prokurorisë. Forca e Ligjit po përshkallëzohet.

Edi Rama

Edi Rama

Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda në një deklaratë për mediat kanë njoftuar se janë arrestuar në total 11 persona, duke përfshirë këtu edhe të arrestuarit e aksionit të zhvilluar pak ditë më parë, në lagjet Kiras dhe Dobraç. Policia njofton se ditën e djeshme përveç Safet Bajrit (Rustemi), janë arrestuar edhe 10 persona të tjerë, të akuzuar si pjesë e një grupi kriminal. 

Ora 15:04
Operacioni 'Oaz', ambasadori i BE-së: Lufta ndaj krimit, prioritet për Shqipërinë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar mbi operacionin e policisë shqiptare që çoi në arrestimin e 11 personave.

Ambasadori Soreca përshëndeti operacionin, të cilin e vlerësoi si të rëndësishëm, ndërkohë që përmendi se lufta ndaj krimit të organizuar dhe trafikut të drogës është prioritet për Shqipërinë dhe BE-në.

Përshëndes operacionin e rëndësishëm të zhvilluar në Shqipëri dhe Holandë nga Punët e Brendshme, task forca speciale në bashkëpunim me disa forca policie të BE-së. Lufta ndaj krimit të organizuar dhe trafikut të drogës është prioritet për Shqipërinë dhe BE-në.

Luigi Soreca, ambasador

Ora 14:44
Arrestimi i grupit të Bajrajve, reagon ish-presidenti Nishani: Më në fund një punë e mirë

Pas aksionit të Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe agjencive të huaja ligjzbatuese, ka ardhur reagimi i ish-presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Në një koment në faqen e Twitterit të Ministrisë së Brendshme, Nishani komenton dhe shkruan: Më në fund një punë e mirë!. 

Komenti i Bujar Nishanit për operacionin Oaz

Operacioni Oaz u zhvillua ditën e djeshme dhe në pranga ranë 11 persona, 4 prej tyre të arrestuar më 6 shtator. Të arrestuarit janë pjesë e grupit të Bajrajve, familjarë dhe të afërm të Safet Bajrit, i cilësuar nga mediat belge si një nga shqiptarët më të kërkuar në Belgjikë. 

Ora 11:42
'A ka kush gjë për të thënë?' Braçe ironizon opozitën pas kapjes së Safet Rustemit

Pas operacionit të policisë për shkatërrmin e grupit ‘Bajri’, një reagim ka ardhur edhe nga deputeti socialist, Erjon Braçe.

Në statusin e tij, Braçe ka ironizuar opozitën me deklaratat e saj duke i kërkuar  që të hënën të shkojnë sërish në Shkodër tek ai hoteli dhe me vete të marrin edhe “Voltin e revoltume”.

Postimi i plotë:

A eshte kush ne pune te thote ndonje fjale;

Nga Hollanda serioze e bashkepunuese deri tek budallai Lul, ka ndonjeri gje per te thene?!

Si, joooo?!

Epo mos e coni diten kot, shani Fatmir Xhafajn, mos e beni pushim pavaresisht se ka diell!

Te henen shkoni perseri ne Shkoder tek ai hoteli e mblidhni parlamentin tuaj!

Mos harroni te merrni dhe Voltin e revoltume”, shkruan deputeti socialist.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • TAKSA MBI MUA: 22/09/2018 23:49

    Ua mblodhi hollanda me belgjiken...?? KUR te veje TAHIRI NE ITALI OSE GJERMANI ATEHERE DO TA ARRESTONI ?? PO PRESIM KEMI GRADUAR OREN.MBASE KY MINISTRI ITALIAN I BRENDSHEM DO SJELLI VELLANE E XHAFAJT NE SHQIPERI ?? JU KESHILLOJ COJENI NE BURGUN ME 7 YJE TE BAFTJAR ZEQOS NE FIER.BEN CDO POROSI ON LINE. LUXERY HOTEL .ESHTE BURG PRIVAT .EKA CUAR BAFTJARI ME QERA TE SHTETI .PAGUAN VETEM NJE 10% NGA PAK PER RAMETEN.

    Përgjigju
  • Berti: 22/09/2018 17:31

    Kur ju kapin per topash kerceni si lavire. Detyren bete plehra. Kishte muaj qe kerkohej e na u kujtuat tani. Zhdukuni !!!!!

    Përgjigju
  • Ggg: 22/09/2018 15:09

    O robsha politikane... mos na beni ketu sikur keni kryer ndonje gje madhore, vetem detyren keni bere keshtu qe mos na i shisni per fitore te medha, dhe pas njefare kohe keta te dalin te pafajshem. Legena politikane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?