Mbappe dhe e ëma e tij Fayza Lamari

Supersfida e Champions-it Paris SG-Milan, e ëma e Mbappe-s: Kur ‘djalli’ humbiste shante në italisht

24 Tetor 2023, 12:31| Përditesimi: 24 Tetor 2023, 12:35

  • Share

Kylian Mbappe nuk e ka fshehur kurrë se është një tifoz i Milanit, por të mërkurën ‘ylli’ i futbollit francez do të luajë kundër skuadrës italiane për Champions League. Një ndeshje grupi e Paris SG shumë e rëndësishme, në një kohë kur Milan është i etur për pikë.

Duke parë rëndësinë e sfidës, ‘Gazzetta dello Sport’, ka intervistuar mamanë e Mbappe-s, Fajza Lamari, e cila është shprehur: “Kur ai vinte në shtëpi, fliste vetëm për Milanin. Nëse Milani humbte, Kilian përplaste telekomandën dhe fillonte të shante në italisht.

Gjithsesi kur luante ‘PlayStation’ ai gjithmonë zgjidhte Realin e Madridit. Mbante veshur fanellën e Robinjos në stërvitje dhe nuk e hiqte as kur shkonte në shtrat.

Nëse do të na kishin thënë përpara 15 vitesh që ai do të ishte protagonist në një sfidë mes PSG-së dhe Milanit, ne nuk do e besonim kurrë”, u shpreh e ëma e Mbapesë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?