Skënder Gega

Supersfida me Flamurtarin, Gega: Rikthimi i tifozëve do jetë një ndihmë e madhe për ne

20 Shtator 2018, 17:58| Përditesimi: 20 Shtator 2018, 18:04

  • Share

Java e 5 e Superligës do të hapet me një supersfidë si Partizani-Flamurtari, me të kuqtë të cilët vijnë pas një barazimi kundër Laçit, ndërsa vlonjatët pas humbjes në shtëpi kundër Skënderbeut. Për përballjen me të besuarit e Dajës, trajneri I demave, Skënder Gega, shprehet se objektivi është vetëm fitorja.

“Besoj se do e kalojnë atë humbje, në Tiranë do të vijnë me një qëllim tjetër. Por edhe ne jemi përgatit, e respektojmë veten tonë dhe kemi vetëm një qëllim për ndeshjen, të fitojmë.”

Me tej trajneri tropjan deklaron se një ndihmë e madhe për këtë takim janë edhe tifozët, të cilët rikthehen pas atij dënimi të marrë në javën e parë në sfidën kundër Skënderbeut.

“Për ne është gjë e madhe të kthehen tifozët. Kemi 3 ndeshje pa mbështetjen e tyre. Është një shtytje e madhe për ne. Do jetë nxitje, por do të jetë edhe përgjegjësi për ne. Shpresojmë ti kënaqim tifozët.”

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?