Superylli latin i muzikës, Jennifer Lopez mbushi 51 vjeç dhe parteri i saj Alex Rodriguez i kushtoi mesazhin më të ëmbël.
"Gëzuar ditëlindjen, Macha !!!", shkroi ai bashkangjitur një videoje me momentet më të ëmbla të tyre nën këngën "Volare" të Dean Martin.
"Çdo moment me ty është magjik. Ti je partnerja më e mirë, mamaja më e mirë, interpretuesja më e mahnitshme. Një model. Një heroinë. Një frymëzim. Jam shumë krenar për ty. Unë të dua shumë!", ka shkruar Rodriguez.
Kurse vajza e ditëlindjes u përgjigj në koment, "Omg !! Unë të dua dhe ndihem aq e bekuar sot që kam për të festuar me ty dhe fëmijët e mi !!" Gjithashtu këngëtarja mori qindra urime në rrjete soviale nga fansat e saj në të gjithë botën.