Spal erdhi këtë sezon në ‘Seria A’ me qëllimin për të mbijetuar, por deri më tani misioni është vështirësuar shumë. Kjo padyshim jo për shkak të Etrit Berishës i marë në verë nga Atalanta. Portieri shqiptar ka bërë paraqitje mbresëlënëse dhe këtë e vërtetojnë statistikat.
Diçka të tillë e bën me dije vetë klubi i Spal që në rrjetet sociale ka postuar një video ku shkruan se Berisha është portieri që ka kryer më shumë pritje këtë sezon në ‘Seria A’. Deri më tani gardiani i kombëtares shqiptare ka kryer 102 pritje.
Komento