Nëpërmjet një lidhje në skype për emisionin “ Rreze Dielli” soprano Ramona Tullumani ndërsa tregonte më tepër për koncertin që do të mbahet së shpejti në amfiteatrin e Tiranës ‘ Tre tenorët’ rrëfeu pak më tepër edhe për mëmësinë.
Së fundmi ajo është bërë nënë e një vajze të vogël të cilën e ka pagëzuar me emrin Nikol.
“Për mua personalisht nuk është e thjeshtë pasi duhet të ndajë kohën ndërmjet një vajze që nuk ka mbushur akoma tre muaj dhe angazhimit tim që kësaj rradhe është goxha serioz nëqoftëse në 2019 ishin 10 tenorë dhe unë nuk doja që të bëhesha pjesë shumë e rëndësishme e tyre doja që të ishin ata, këtë vit mendova që të paraqitesha me dicka më serioze” u shpreh ajo.
Në studion e ‘ Rreze Dielli” ishte edhe producenti Edmond Tullumani, i cili u suprizua nga vajza tij ndërsa zbuloi në emision portretin e Nikol për të përshëndetur gjyshin në këtë dalje televizive.
‘Ajo na ka sjell mbarësi, është mbarësia e këtij viti edhe për festën tonë” tha ai mes emocionesh.