Reperi i njohur ndërkombtarisht, Kanye West i vetemëruar së fundmi si ‘Ye’, ka suprizuar me këngën më të re të publikuar ‘My Life Was Never Eazy’, ‘Jeta ime nuk ka qenë kurrë e lehtë’.
Në tekstin e saj mijëra fansa nga mbarë bota kanë cilësuar si epik disa vargje ku reperi kërcënon hapur të dashurin e Kim Kardashian, Pete Davidson.
Me referencën e një aksidenti automobilistik të ndodhur para disa kohësh Kanye e cilëson shpëtimin nga ky aksident si një shenjë nga Zoti për të zhdëpur në drru komedianin Pete Davidson.
‘Zoti më shpëtoi nga ajo përplasje që të mund të zhdëpja në drru prapanicën e Pete Davidson’, shkruan reperi.
Ky agresivitet i shprehur në këngën e tij vjen menjëherë mbas divorcit me blogeren e njohur Kim Kardashian, ku direkt pas tij Kim është konfirmuar nga mediat lokale rozë duke dalë me komedianin e njohur. Përpjekjet e Kanye West për të fituar blogeren kanë qenë të përshkruara nga fansat si ‘të gjora’, pasi ky i fundit ka përdorur çdo gjë për t’u rikthyer me Kim.
A do të mundet reperi të rifitojë zemrën e blogeres apo do kalojë një periudhë të gjatë fazale duke kërcënuar nëpër strofa e vargje partnerët e Kim? Mbetet për t’u parë, por mesa duket reperi nuk dorëzohet lehtë!